Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Tale, Bërzanë, Rrilë dhe Ishull të Lezhës

Shqipëria

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Tale, Bërzanë, Rrilë dhe Ishull të Lezhës

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 19:05
Ilustrim

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu informon se një seri vatrash zjarri janë aktive aktualisht në disa fshatra, ndërsa vazhdon beteja me flakët në Kalivaç në një terren tepër të vështirë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndreu thekson se ka një “koktejl” vatrash zjarri në Tale, Bërzanë, Rrilë dhe Ishull, teksa forcat zjarrfikëse ia kanë dalë me sukses.

Sipas Ndreut, forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat në këto zona, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndreu shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë efektivët dhe personat e angazhuar në vijën e parë të operacionit për përballimin e situatës së zjarreve në territorin e Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat