Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme kodrat pranë fshatit Kropisht, duke përshkuar sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar pranë zonave të banuara, duke krijuar rrezik për disa banesa në afërsi të vatrës së zjarrit.
Situata mbetet shqetësuese, ndërsa përhapja e mëtejshme e flakëve mund të rrisë rrezikun për banorët dhe pronat përreth.
Ndërkohë, vijon monitorimi i situatës dhe ndërhyrja për të parandaluar avancimin e zjarrit drejt zonave të banuara.













