Klafuriç i gëzohet fitores

Futboll

Klafuriç i gëzohet fitores

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 19:20
Dean Klafuriç

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç, u shfaq i gëzuar pas fitores përballë Vorës, suksesi i parë sezonal në kampionat për bardheblutë. Tekniku është i kënaqur me lojën e skuadrës, duke deklaruar se sot Tirana luajti në mënyrë serioze, të organizuar edhe disiplinuar.

“Mund të them se është veç një pjesë, por fillimisht dua të uroj lojtarët e mi. Bënë punë të mirë veçanërisht në mbrojtje. Çelësi i lojës sonë ishte mënyra si bllokuam anësorët e tyre. Ishim të organizuar dhe mjaft mirë në fazën mbrojtëse.

Kjo qasje shpreh cilësinë tonë edhe në sulm. Kur fitonim topin, kishim kundërsulme të mira dhe shënuam gola.

Avantazhi më i madh nëse krahasojmë këto dy ndeshje, është se ne luajtëm më mirë sot. Bëmë punë të mirë në fazën mbrojtëse, që në Durrës nuk e bëmë. Në Durrës luajtëm në disa pjesë të ndeshjes. Jo në vazhdimësi.

Kishim rast për 2 me 0. Më pas në 15 minutat e para të pjesës së dytë, krijuam edhe aty raste, por pjesa tjetër nuk ishte aspak mirë. Sot filluam të luajmë që nga fillimi. Në mënyrë serioze, të organizuar dhe të disiplinuar”, ka thënë mes të tjerash Klafuriç 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat