Bellaj: Menduam se mundëm Dinamon e u bëmë Barcelona

Futboll

Bellaj: Menduam se mundëm Dinamon e u bëmë Barcelona

Më: 6 shtator 2026 Në ora: 19:19
Arjan Bellaj

Trajneri i Vorës, Arjan Bellaj, nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën përballë Tiranës. Tekniku i Vorës ka analizuar humbjen 4-0 përballë bardhebluve.

“Më vjen keq për mënyrën. Si mirë, si keq, loja u humb.

Por atë si humbasim se e kam thënë që me Dinamon, edhe para Egnatias, edhe pas Egnatias, që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Menduam se mundëm Dinamon e u bëmë Barcelona.

Por nuk duhet të bëjmë kështu, nga një ndeshje e mirë dhe të shpërqendrohemi si në ndeshjen me Tiranën duke mos pasur agresivitet, duke bërë gabime që gjithmonë i kemi pësuar.

Kemi humbur agresivitetin e Vorës që ishte arma e fortë, luftën me shpirt, Jam unë i pari që duhet të mendoj se kemi pësuar në dy ndeshje 7 gola në tranzicion apo duke u dribluar thjesht. Duhet të jemi më agresiv, sidomos një kundër një.

Nuk kem asgjë nga ndeshja e parë, deri diku paraqitem shpirtin e dëshirën me Egnatian. Sot nuk e  kishim. Më vjen keq se ekipe që kemi direkt për një qëllim, si Tirana, më vjen keq se edhe vjet e bëmë Barcelonë, edhe sot e bëmë Barcelonë. Kjo më vjen keq, se ekipet që duhet t’i shtyjmë të bëjë keq, ne bëjmë të kundërtën, i japim entuziazëm e zemër. Nuk duhet të jetë kështu. Në futboll kundërshtarin duhet të shtysh mbrapa që të vrasësh psikologjinë, se sot bëmë të kundërtën. Vramë veten dhe i dhamë optimizëm Tiranës”, ka thënë mes të tjerash Bellaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat