Loading…

Ethet e Nilit Perëndimor: Shënohet viktima e tetë në Maqedoninë e Veriut

  • 06/09/2026 | 19:15

Ethet e Nilit Perëndimor: Shënohet viktima e tetë në Maqedoninë e Veriut

Një 70-vjeçar nga Draçeva e Shkupit ka humbur jetën pasi ishte infektuar me virusin e Nilit Perëndimor, duke e çuar në tetë numrin e viktimave në Maqedoninë e Veriut, përcjell Gazeta Metro.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ai ishte duke u trajtuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe ndodhej në gjendje të rënduar, ndërsa kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë së hënës priten informacione të tjera lidhur me situatën epidemiologjike dhe rastin e fundit fatal.

Në nivel vendi, deri tani janë konfirmuar 56 raste të infektimit me virusin, me numrin më të madh të të prekurve që vijnë nga Shkupi dhe zonat përreth./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë