Nuk ka rëndësi ku luan. Mjafton të shkelë në fushë dhe është i gatshëm t’i thyejë rekordet si të jetë diçka krejtësisht normale për të. Leo Messi u shfaq sërish protagonist në barazimin 2-2 të Inter Miamit përballë Atlanta United, duke dhënë kontributin e tij në pikën e marrë.
Fillimisht, “Pleshti” argjentinas gjeti saktë Casemiron në minutën e 32-të për golin e parë të sfidës. Ndërsa, pak momente para se të mbyllej pjesa e parë, merr pjesë në aksionin e golit të dytë në minutën e 45’+1.
Edhe pse nuk mund të quhet një asist i ardhur direkt nga këmbët e tij, në kampionatin amerikan pasimi i Messit merret në shqyetim. Një sistem tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim zakonisht. Në këtë mënyrë, ai bëhet lojtari i parë në këtë kampionat që kontribuon me 30 gola në total, 18 gola dhe 12 asiste në tre vite rresht.






