Mushkolaj: Sejdiu mund të bëhet president, veç duhet t’i ketë votat

Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar mundësinë që kandidati i propozuar, Bekim Sejdiu, të zgjidhet president i Kosovës, duke theksuar se sfida kryesore mbetet sigurimi i votave të nevojshme në Kuvend.

Mushkolaj tha se, sipas marrëveshjes së arritur mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, Sejdiu mund të jetë kandidat për president, por mbetet e paqartë nëse do të sigurohen votat e mjaftueshme.

“Zotëri Sejdiu mundet me u ba president, vetëm duhet me i pas votat. Ky është problem bazik”, tha Mushkolaj.

Ai vlerësoi se aktualisht mund të jenë rreth 62 deri në 63 vota të sigurta, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojiten të paktën 80 vota në raundet përkatëse.

“Kanë arrit një farë marrëveshje, një farë pajtimi që zoti Abdixhiku e Kurti që z. Sejdiu të jetë kandidat, nëse e shohim te mundësitë. Na 62, maksimum 63. Nëse shohim qëndrimin në sallë të deputetëve të vet, do të mrrihej 80 i nevojshëm, në rastin më të mirë 81”, deklaroi ai.

Mushkolaj theksoi se situata bëhet edhe më e vështirë duke pasur parasysh qëndrimet e partive të tjera, përfshirë PDK-në dhe Aleancën.

“Duke pasur parasysh edhe deklarimet e partive të tjera, në këtë rast edhe PDK e Aleanca nuk do të votojnë për ndonjë kandidat të propozuar prej Vetëvendosjes”, tha Mushkolaj.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika