Pamje të turpshme u regjistruan që në javën e parë të Kategorisë së Parë.
Sfida mes Burrelit dhe Kastriotit u ndërpre në minutën e 67-të, kur Fabio Hasa u konfliktua me një tifoz në stadiumin “Liri Ballabani”.
Gjyqtari tregoi kartonin e kuq për Hasën te Kastrioti dhe po ashtu trajnerin Ramadan Ndreu.
Ndeshja qëndroi e ndërprerë për rreth 5 minuta. Rezultati përfundimtar ndërkohë ishte 2:2.