Ka disa komentues që thonë me një qetësi të habitshme: “Hë mo, me vezë i gjuajtën. S’bënë gjë!”
Po mirë, çfarë duhet të ndodhë që të pranohet se kemi të bëjmë me dhunë? Të hidhen bomba? Të ketë viktima? Apo dhuna fillon të quhet e tillë vetëm kur është tepër vonë për ta ndalur?
Kjo është logjika më e rrezikshme që po normalizohet në debatin publik. Dhuna nuk matet me llojin e objektit që mban në dorë agresori. Dhuna matet me aktin e sulmit ndaj një tjetri.
E kuptoj se në një mjedis ku katër nga pesë fjalë janë sharje, bëhet e vështirë të dallosh dhunën verbale. E kuptoj edhe se në një klimë ku flitet më shumë për vdekje sesa për jetë, intimidimi, linçimi publik dhe bullizmi kolektiv duken si pjesë normale e peizazhit.
Por ekziston një kufi që nuk ka nevojë për interpretim.
Kur ndjek fizikisht një njeri dhe e godet me sende që mban në dorë, ajo quhet dhunë fizike. Nëse sendi është më i rrezikshëm, pasoja bëhet më e rëndë. Kur përdoren armë, futemi në sferën e krimit. Kështu funksionon shkalla e dhunës.
Prandaj, gjuajtja me vezë, me shishe apo me ujë nuk është humor. Nuk është performancë. Nuk është protestë artistike. Është dhunë fizike. Më e lehtë se format e tjera, por sërish dhunë.
Përballë dhunës, shteti ka detyrimin të reagojë. Disa persona u shoqëruan në polici dhe, deri këtu, nuk ka asgjë jashtë ligjit. Përkundrazi, problemi ishte diku tjetër: policia reagoi pasi ndodhi sulmi, jo për ta parandaluar atë. Pra ishte korrekte në procedurë, por jo aq efektive në përmbushjen e misionit të saj kryesor: parandalimin.
Madje, po bëhet shqetësuese paaftësia për të ndalur në kohë edhe sulmet ndaj pronës private. Kjo krijon një ndjenjë pasigurie që mund t’i shtyjë njerëzit drejt vetëmbrojtjes dhe, në fund, drejt vetëgjyqësisë. Historia ka treguar se aty fillojnë tragjeditë.
Por më e çuditshmja është logjika morale që po ndërtohet.
Nëse je protestues, paske të drejtë të dhunosh.
Nëse je polic, zyrtar apo thjesht një qytetar që gjendet aty, nuk paske të drejtë as të mbrohesh, as të reagosh.
Ky standard nuk është demokraci. Është privilegj i dhunës.
Shoqëria nuk mund të funksionojë mbi këtë parim.
Rregulli është i thjeshtë dhe i vjetër sa vetë qytetërimi: po shave, do të shahesh; po dhunove, do të përballesh me forcën e ligjit; po vrave, do të dënohesh. Nuk ka rëndësi nëse e quan veten protestues, revolucionar apo aktivist. Ligji nuk pyet për sloganin që mban në dorë.
Që nga parimi i Talionit e deri te shteti modern i së drejtës, një gjë nuk ka ndryshuar: dhuna sjell reagim. Ndryshimi është se shteti modern përpiqet ta zëvendësojë hakmarrjen me ligjin. Pikërisht për këtë ekziston policia dhe drejtësia.
Detyra e shtetit është të pengojë përplasjen e njeriut me njeriun.
Sepse kaosi i përplasjes mes njerëzve është forma më e egër e dhunës. Edhe kur shteti gabon me disproporcionalitet, ai mund të kontrollohet, të gjykohet dhe të dënohet. Kaosi nuk dënohet dot. Ai paguhet me plagë, me jetë dhe me shkatërrimin e besimit shoqëror.
Prandaj, nëse duam të shmangim atë pikë pa kthim, duhet të refuzojmë normalizimin e çdo akti dhune, sado i vogël të duket.
Veza e hedhur nga “pulat e revolucionit” nuk është ushqim. Është simboli i një kulture politike që kërkon të zëvendësojë argumentin me poshtërimin, debatin me sulmin dhe ligjin me turmën.
Dhe historia na ka mësuar se revolucionet që fillojnë me vezë, rrallë mbarojnë vetëm me to.
Ylli, veza ka nje formë të përsosur, veç se del nga bytha e pulës. ~~~~~~~~~~~~~~~~~
La nam Tema me Manjanin. Po na hap barkun perdite. Ky qe deri dje shante pushtetin, tani na eshte bere mbrojtes i tij nga vezet qe i prishin "bukurine".
pse re Loni ca ste pelqen nga keto qe kashkruar z. Manjani deri nashi
Si mundet Tema te beje propagande me kete VEMJE deri dje shante Ramen dhe sot eshte normale qe Mero leshi e ka thirrur per pak mbrojtje mos harroni se urrejtja shtohet per keta plera dhe do ta gjejne vrimen pules
Betono, i thone nje fjale, mos shih ate qe thote, por shih ate qe ben. Ky ka qene minister i Ilir Mete hajdutit dhe me thuaj ti cfare vendos nje hajdut per minister.
@Loni. Ashtu eshte nuk them jo, por kohet e fundit, per cfaredo arsye qe mund te kete, shkruan me kembe ne toke ( deri tani )
Loni, ti more pushkën dhe dole malit, po prapë për të vrarë,apo jo. O do ta vrisje o do të vrisnin armiqtë. Perfundimi??? Loni prej betoni dhe Peti që ndenji ne shtëpi,pe verteti. Nga dhuna nuk ka parë hajër njëri, njerzit ulen, dhe gjejne rrugë zgjidhje për çdo problem duke llogjikuar, qoftë edhe problem shteteror që ngre protestuesit. Me veze, u ngopen vetëm qënte e rrugës, nuk fitoj njëri.
Tema eshte llum i zi njesoj si manjani, rama dhe gjithe patronazhistet
O Loni, rri a derzi, shko mblidh shalqi në Myzeqe o katran .
Braaaavo Manjan!!
Manjan b lepiresi......
Manjan bole lepiresi dmth
Me se e sakte
Dikur ne kohen e Enverit, tifozet problematik ne stadium, i mernin dhe i dergonin mbrapa malit te Dajtit dhe i leshonin te ktheheshin ne kembe ne Tirane...... Ndersa sot i ndalon policia protestuesit dhunues, i dergon ne nje komisariat ne Tirane, aty shkojne turmat e protestuesve, dhe policia nga frika i nxjerr jashte.... Po, dergoji ne Burrel ata qe arreston dhe kur te shkojne protestuesit, thuaj, nuk e di ku ndodhen. Ktu nuk jane......
Eshte veper penale dhe duhen denuar keta rrugaçe. Te godasesh me veze nuk qenka krime. Te kerkoshe vdekje me litar nuk qenka krime. Te beshe thirrje per dhune nuk qenka krime. Te kerkoshe rrezimin e qeverise me dhune nuk qenka krime . Desha te pyese keta plehra ndyresira rrugesh çfare eshte krime per ju... Nuk jam votues i PS dhe nuk me ha palla per politiken. Nese Rama nuk i ndalone keta plehra duhet te hapi rruge , ne PS ka me mijra intelektual.
klysh komunisti i ushqyer mire, qe fatkeqesisht kane mbetur, pa ju shtypur koka.
Ku janë këta mijëra intelektualët e PS se nuk i sheh më njeri. Zeqineja? Apo Profesor Taulant Balla? Një tufë injorantesh mor, ordinerë nga I pari tek i fundit. Të hedhësh vezë qenka vepër penale, dakord. Po të vjedhësh para për incinerator, renderà pastrimi, te vesh dorë mbi pronën publike sikur është mall që ta ka lënë babai, e të mbrosh publikisht hajdutllekun e të tallesh me popullin e ta quash "idiot", çfarë është, krenari e që do dekoratë? Kur populli ndihet i keqtrajtuar e nuk ka rrugë tjetër, dilet në shesh - aty bëhen hesapet me çdo diktator, Ramiz a Berishë, Caushesku apo Rama, Vucic a Erdogan.
Po ja do tët vem ty se qenke shum i ndriçuar. Yyyttt rac e keqe njeri i frustruar. Copa e shpellarit.
Leximi i ketyre rreshtave me beri te ndihem thellesisht i cliruar. Ne nje kohe kur nje ushtri e dhunes verbale dhe fizike duket se ka pushtuar rrjetin dhe shoqerine, te jep shprese te shohesh qe paska ende njerez te arsyeshem dhe te guximshem qe e thone qarte rrezikun qe keto sjellje sjellin per ne. Revolta qytetare kur shprehet me proteste paqesore eshte krejt legjitime dhe e mirepritur (ne shqiptaret kemi plot arsye per te protestuar). Por dhuna verbale, e aq me keq ajo fizike, s'mund te jete kurrsesi opsion. Mendoj se protesta nuk po krijon ndonje ndryshim te vertete pikerisht sepse ne thelb eshte percarese. Po i ndan shqiptaret ne te "ndershem" dhe te "pandershem", nderkohe qe harrohet se te gjithe kemi qene pjese e ketij sistemi te padrejte qe pa diskutim eshte ndertuar dhe mbajtur gjalle edhe me ndihmen apo tolerimin tone. Ndaj, zgjidhja s'eshte ndarja e shqiptareve ne llogore imagjinare perballe njeri-tjetrit, por perbashkimi rreth nje vizioni te ri. Nje vizion qe na tregon se keshtu sic kemi ecur deri tani jemi te gjithe te humbur. Duhet te behemi te gjithe bashke (edhe ata qe percmojme) per nje kontrate te re. Kjo kontrate e re s'ka pse te kete 1001 pika. Mjafton te garantoje nje gare te drejte e te ndershme elektorale, qe pastaj nga vullneti i popullit te dalin ata perfaqesues politik qe ky i fundit deshiron vertet. Cilidoqofshin ata.
Po mire e ke ti avokat nje analiz e sakt dhe shkencore,po a kuptojne maloket e saliut ata deri aty e.kane nivelin.Shikoj shpend gashin osman stafa te cilet hynin ne lokale dhe kercnonin qytetaret t i bashkoheshin protestes si grup.keta jane intelektual dhe gazetar qe si duhen as dreqit.Jane arsye qe po braktiset protesta.Ligji duhe veproj per kedo.
Dakord 100%. Pafuqia per frymezuar votuesit me vizion dhe per ti bindur te votojne forca alternative me kandidate te pergatitur e me integritet, me programe qe e jetezojne kete vizion, ka bere qe jo vetem partite e paafta politike te opozites, por pothuaj cdo media dhe opinionberes te mbyllin syte dhe veshet lidhur me rrezikun qe sjell dhuna qe nisi me lincimet verbale kunder mendimit ndryshe, e qe po eskalon ne dhune fizike, e qe mund te coje ne destabilitet. Diktatura e disave nuk duhet te jete alternativa per Shqiperine. Prezantoni alternativa politike, bindni votuesit e fitoni zgjedhjet. Vetem kjo eshte ne te miren e ketij vendi!
Sipas b...lepiresit Manjani gjuajtja me veze ndaj makinave apo depudeteve eshte dhune ndaj policia ka te drejte,madje edhe detyre qe jo vetem ti arrestoje por edhe ti dhunoj e terheqe zvarre.Po mire more Ydhi cfare duhet te bejne keta ptotestues ,shumica e te cileve kane me pak vite jete se sa ka Rama ne pushtet duke vjedhur ? Apo duhet te presin sa te rritet Zaho dhe te trashegoi pushtetn e babit,parate e vjedhura te babit ,pronat e grabitura te babit si dhe bythelerpiresit e babit. Po keta te rinj -siç, thishte Migjemi- kur heu, kur kane me u qeshe,apo duhet me pare te vdesin?
Keta te rinj duhet te bejne ate qe bejne te rinjte ne gjithe boten, ta rrezojne Kryeministrin qe nuk e pelqejne ne kutine e votimit, e nese nuk kane nje alternative, atehere ta krijojne alternativen e me pas ta votojne. Cfare ndodh nese marrim armet sa here nuk na pelqen qeveria, apo shefi qe kemi?
I vetmi gabim i Rames eshte se nuk aplikon variantin qe aplikonte Saliu qe iu .inte nonen dhe e qujshit babe or shpellare qe akoma su ka ikun balta prej kerciut.
Shumë e vërtetë Manjani ku ka dhunë ka dhe reagim,këto nuk e dine dhe nuk e mendojne si mund të reagoj dikush që dhunohet me vezë ,me domate ose me sharje,mos dhëntë zoti të jetë dikush me diçka në brez dhe t'a shikojnë cubat se si do shkojë kjo punë,se si shumë po bëjnë Che Guevara. Shumica këtyre se kanë përjetuar 97 - ten dhe nuk e dinë se çfarë ndodh pastaj dhe nuk ndalet më,se kur plas vetëm viktima numërohen,e kujtojne se është per selfie në kaos. Kërcasin përdhunime,vrasje,lincime,masakra,nuk funksionon me as shteti as ligji,por vetëm xhungla.
Protestues, ju lutemi vetem dhune jo se trembni flamingot (ngjyre roze)
Si stu moren mend sa andej ketej ,si nuk u trrullose more burr .do kesh punu cirk acrobat YLLI .po pate kap lek hallall I patç,se je lodh mo shume se te gjithe.
Problemi qendron se ata qe qellohen me veze jane njerez te edukuar.Provoheni njehere ti gjuani deputeteve te opozites pa e shikoni si perfundoni.Se ke fjalimet thoni qe te 140 jane njesoj por me veze qellohen vetem 84.Kujdes se ke ata 84 ka edhe familje qe nuk i durojne dot vezet.
Po mir e ke o ylli,por un them po jua mbajti le te vazhdojn. Un çuditem si eshte e mundur qe kan ndenjur kaq gjat pa akte dhune,se keta jan qe para nje muaji hidhnin molotov. Domosdo me gjate te shkoj drejt dhunes do shkojn keta monstra. E keqja eshte se mir policia i kap i arreston,por gjykata e leshit i nxjerr per 2-3 dit.
Kot e ke shkruar 96 ti se ti je nje 99 qe nuk e ke shokun. Po na thuaj mor zotri cfar ka vjedh Rama, na e verteto dhe te te perkrahim. Apo ka folur Berisha ashtu per te bere politike dhe ju idiotet e tjere vazhdoni. Se Nanos i tha qe te me falesh se kam bere politike po te njejten gje ka bere dhe me Ramen edhe ju i hani. Problemi eshte, ashtu sic thote Manjani, te mos marre pergjigje dhuna me dhune se pastaj ketu behet lesh Arapi kjo pune. Prandaj duhet te nderhyrje shteti me ligje, pasi ligjet nuk mungojne, per te vendosur qetesine, te cilen e kishim pa fund.
Doli ky Fyyyyýyyyylli ibythqiri , servili , llapisti i cdo prapanice si gjthe Dibranet e peshtire...eshte duke ndihmuar Mero Abazovicin gjobvenesin global jane si vllezerit siamez. Ptu fare e keqe !
Doli ky Fyyyyýyyyylli ibythqiri , servili , llapisti i cdo prapanice si gjthe Dibranet e peshtire...eshte duke ndihmuar Mero Abazovicin gjobvenesin global jane si vllezerit siamez. Ptu fare e keqe !
Keta qe dhunojne jane kriminele e duhet te pergjigjen .Policia ti marre ti futi ne makine ti coje ne vend te sigurte sa me larg Turanes le ti lere Diber psh dhe te kthehen me harxhet e tyre.Mos ju beni asgje tjeter se ju vjen mendja vete ka dale ka dale.
Puna dhe buka ta keekon te jesh gjel ne shtepine tende manjan. Me the dikur, mos e merr seriozisht kete shqiperi… Ke jetuar kohen e nanos kur pronar I lady dajanes, bonte pushime te hotel butrinti si odise butrinti. Ashtu sikur neper shale pranoj klubin partizani te behej pashallak I maltezit. Ti ke jetuar nje kohe qe une lashe pas, mos jem keta. Nje fije e ndan moshkullin mos jete. Byth q..m Mos te leseftoftr paraja, mos e provosh kurre drogen, apo gishtin mbas sume. Se nuk e di lezetin. Me mirr te vdesesh ca te ka lone zoti allate. Ndryshe e ka veshi lezetin, apo gishti qe e kruan ate. Erla e di, po ka veshtire tja shpjegoje atyre ne studio qe hahen me ty. Vec dy burra thane nuk haj buke me fekale ne lsi dikur, ndre lekisi dhe ti manjan. Dhe mundesia ishte teper e madhe per ju te dy. Me mire I pari I katunit se i I fundit. Te dy e vertetuat ate.
Kadavrat e hoxhes komunist dhe geni bastard turceli, i llojit manjani, nen dirigjimin e mullahut te lajthitur te surrelit, jane ringjallur, dhe me kenaqesi vazhdojne te rufisin corben e hidhur, qe u ka servirut mullahu.
O ti 96x96hic96, po nuk deshe te hash shkopin ne bythe repekto ligjin, mos prek pronen private, mos dhuno ate qe nuk mendon si ty, shkurt muhabeti italianet kane shprehjen "fatti i cazzi tuoi".
96×96??? Shkrimet e Manjanit janë reagime të një juristi, që gjykon me gjak të ftohtë dhe mbështetur në ligj. Pra, zoti komentues 96x96etj., a nuk kemi thirrje për gjak në këtë protestë? Si e kuptoni ju parullën "Vdekje tradhtarëve!", po banderola "Ju erdhi fundi!" dhe litari i varur nga ballkoni në sheshin e Korpusit? nuk janë thirrje për linçim? Ku jemi, në mesjetë?
Gjërat ndodhin në një kontekst më të gjerë. Aktet e dhunës, janë të kufizuara (jo ekzagjerime Berishiane) dhe mund të interpretohen si reaksion I dhunës përpara të cilës gjendet përditë qytetari shqiptar, dhe që në mbi një dekadë ka përzënë nga vendi mbi 60 mijë veta çdo vit rrugëve të Europes. Sigurisht që duhet të ketë një kufi, jam dakord me autorin. Por në një realitet ku qeverisjet e kanë kthyer shqiptarin në skllav, ku kryeministri (edhe ish-kryeministri) u dhunon pronën hapur fare çdo ditë dhe përdor çdo mjet ti dhunojë verbalisht e to quajë derra, terroristë, etj. mbase duhet mirëkuptuar, përse jo edhe justifikuar, një lloj reagimi. Qeveritarët e mbyllur në bunker nga ku keqtrajtojnë popullin e tyre mund të tremben vetëm nga kërcënimi i turmës qindra mijëshe, Jo nga tufat me lule. Edi Rama sot po sfidon popullin e tij si dikur Ramiz Alia, dhe detyrimisht frika nga përgjegjësia do të jenë mjetet që mund të shpëtojnë demokracinë. Nuk po flasim këtu për një grusht Berishianesh me flakadan, as për një tufë administratoresh që dalin me urdhër në miting, por për 100,000 qytetarë të dëshpëruar pas të cilëve janë qindra mijëra në mos 1 milion familjarë që nuk duan më tu binden rregullave të lojës së imponuar nga sundimtarët tanë. Ata njerëz janë populli, ata duan një zgjidhje, dhe është e kotë në këtë pikë ti thuhet popullit qe të presë edhe 4-5 vjet sa Rama të jetë kohë të shesë e përdhose edhe pëllëmbën e fundit të pronës publike. Populli doli në shesh dhe tani është moralisht e qartë cila palë ka të drejtë. Me vezë, gurë apo lule, popullit I duhet dhënë e drejta e vet.
Manjan kete mos na i tregon ne por thuaja asaj Ikbales qe te fton ne emision se ajo te shprehet:"Po mire me se nuk bene ndonje gje",se dhe policia ushtroi dhune .Ndaj ti e ke te drejte dhe te argumentuar veprimin po ja thu,po kujt ia thu!LASI
T'i dërgohet ky shkrim avokatit të populli, i cili për shkak të qëndrimeve të tij duhet quajtur avokati i antiligjit.
Po edhe sikur te gjuajne me shishe me benzine apo sic quhen molotovi prape brenda kuadrit ligjor jane. Cfare ju bente policia e prokuroria e gjykatat cubave te PD-se se kriminelit sali qe mbillnin zjarr mbi godinen e kryeministrise e me gjere? I rruanin bithen! Tani me ca kokrra veze e domote po i quani te paligjeshme. Ptu qelbesira!
Une per vete dakort jam, te godasesh me vez eshte krim, te vjedhesh vendin nuk eshte krim????♂️. Te gjithe ata komentus qe nuk kane interest te pushteti i Rames kan momentin me te mire te mbeshtesin protestusit se ata nuk jane ne shesh vetem per vete por per te gjithe, eshte hera e pare qe populli Shqiptar proteston per te drejtat minimale dhe ky raste nuk do humbur. Ylli Manjani njesoj si Berisha qe ben thirrje prokuroris te investigoje dhunen ndaj protestuseve po ka harruar qe vet I vrau.
Po c'thua o vllai i karit. Dhuna eshte e denueshme kushdo qofte qe bene.
Z.Manjani ka plotesisht te drejte.Dhuna ka vetem nje emer kur kryen veprime mbi dike tjeter ,me dhune fizike a verbale.E drejta e dikujt perfundon aty ku fillon e drejta e tjetrit.Polici qe qellohet me cdo gje eshte djale nene si ai qe merr guximin ta qelloj.Ai eshte ne pune per mbrojtjen e ligjit. Cdo te ndodhte me kedo nga keta dhunues po ti qellonte dikush ne punen e tyre?Jam i bindur se nuk "nuk do te kethenin faqen tjeter" por,dote reagonin ne tejkalim te vetembrojtjes.