Nga Ardit Rada
Financimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës vijon të jetë në qendër të debatit publik, ndërsa pyetjet mbi strukturën e kredisë prej 100 milionë eurosh dhe transparencën e burimit të fondeve kanë nxitur diskutime të shumta. Në këtë kontekst, gazetari investigative Vehbi Kajtazi ka publikuar një analizë të detajuar mbi dokumentacionin e financimit, duke ngritur një sërë çështjesh që, sipas tij, kërkojnë sqarim dhe verifikim institucional, si dhe duke argumentuar se çështja shkon përtej debatit nëse aeroporti është ose jo lënë si kolateral. Sipas Kajtazit, analiza është ndërtuar mbi dokumentacion kontraktor dhe amendamente që lidhen me marrëveshjen e financimit, si dhe mbi një komunikim të zhvilluar me biznesmenin Behgjet Pacolli, i cili është i përfshirë në projekt.
Delphos nuk paraqitet si bankë klasike
Në analizë thuhet se financimi nuk është realizuar nga një bankë tregtare tradicionale, por përmes Delphos Securities SARL, që vepron në emër të “Compartment Bernina”, një strukturë sekuritizimi me bazë në Luksemburg.
Sipas autorit, kjo e zhvendos vëmendjen nga vetë kredidhënësi tek investitorët që kanë financuar instrumentin financiar, identiteti i të cilëve, sipas dokumenteve publike të shqyrtuara prej tij, nuk rezulton të jetë bërë publik.
Kajtazi argumenton se mungesa e transparencës mbi investitorët fillestarë dhe burimin e kapitalit përbën çështjen kryesore që meriton sqarim.
Rëndësia e amendamentit të kontratës
Një pjesë qendrore e analizës lidhet me një amendament të marrëveshjes së financimit, i cili, sipas Kajtazit, ndryshon mënyrën e funksionimit të strukturës financiare. Sipas tij, me këtë amendament shoqëria Vlora International Airport (VIA) bëhet “Additional Borrower” (bashkëhuamarrëse), ndërsa llogaritë operative të aeroportit përfshihen në paketën e sigurisë në favor të kredidhënësit. Autori thekson se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht transferim të pronësisë mbi aeroportin, por mund të krijojë mekanizma që i japin kreditorit kontroll të konsiderueshëm mbi rrjedhat financiare të projektit, veçanërisht në rast të mosshlyerjes së detyrimeve.
Debati zhvendoset nga kolaterali te “cash flow”
Në analizë argumentohet se debati publik nuk duhet të fokusohet vetëm në pyetjen nëse aeroporti është lënë si kolateral. Sipas Kajtazit, dokumentet tregojnë se elementi më i rëndësishëm është kontrolli mbi të ardhurat operative të projektit përmes llogarive të dedikuara financiare. Në rast të një “Event of Default”, ai argumenton se kreditori mund të ushtrojë të drejta të zgjeruara mbi administrimin e këtyre të ardhurave.
Pikëpyetje mbi burimin e fondeve
Analiza ndalet gjithashtu te mungesa, sipas autorit, e informacionit publik mbi:
Kajtazi argumenton se publikimi ose verifikimi i këtyre dokumenteve do të ndihmonte në rritjen e transparencës për një projekt që konsiderohet aset strategjik.
Në analizë përfshihen edhe reagimet e biznesmenit Behgjet Pacolli gjatë një komunikimi në WhatsApp. Sipas Kajtazit, Pacolli ka deklaruar se aeroporti nuk është përdorur si kolateral dhe se garancia lidhet me kolateral personal. Po sipas analizës, i pyetur mbi investitorët dhe burimin e fondeve, Pacolli është shprehur se proceset e “compliance” kryhen nga institucionet përkatëse dhe se nuk sheh arsye për t’i bërë publike këto të dhëna, duke i konsideruar pjesë të dokumentacionit privat të palëve.
Kajtazi shkruan se pikërisht këto elemente të strukturës së financimit janë objekt i interesimit të organeve të drejtësisë në Shqipëri. Autori thekson se dokumentet që ka analizuar nuk provojnë automatikisht transferim pronësie mbi aeroportin apo origjinë të paligjshme të kapitalit, por, sipas tij, ngrenë pyetje legjitime mbi transparencën e financimit dhe identitetin e investitorëve që qëndrojnë pas strukturës Bernina. Në përfundim, Kajtazi argumenton se debati publik duhet të përqendrohet jo vetëm te ekzistenca e kredisë, por edhe te mënyra si është ndërtuar ajo, kush e ka financuar realisht dhe nëse dokumentacioni përkatës mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Nuk ka asnje pikpyetje.Paçolli eshte ushtar i Putinit dhe aeroporti i Vlores kalon ne pronesi te ruseve nqs nuk shlyhet kredia tek huadhenesit qe jane ruse. Ky projekt eshte nder deshtimet me te medha te Edi Rames. Mjaftonte te pyeste sherbimin sekrete anglez dhe do i tregonin lidhjet e Pacollit me ruset. Paçolli nuk duhet te ishte prefshire kurre ne kete projekt kaq strategjik per vendin.
Po cfar te duhet mor budalla se me cfar lekesh po ndertohet aeroporti i Vlores? A i ben mire Vlores e Shqiperis.KJO ESHTE E GJITHA.Pacolli harxhon parat e tija e ti shqetesohesh???
Ku te con mushka o derezi? Si mund te merret aeroporti si kolateral kur ai nuk eshte fare prone e Pacollit. Eshte aeroport qe i perket shtetit shqiptar dhe nuk mund merret sic merret nje shtepi kur nuk paguhet kredia. Duhen pare letrat por me siguri dikush ka dhene garanci qe jane dhene parate borxh dhe ai do humbase nese kredia nuk shlyhet...
E çfare pastaj se i jep kontroll mbi rrjedhen e financave? Patjeter cdo banke qe jep kredi kerkon transparence mbi financat. Por kjo nuk ka te beje fare me anen operacionale dhe sigurine e aeroportit. Boll me keto artikun propagande. Breke te Ballukut po beheni. Merrini ere se sado peshe te kete humbur era lope i vjen asaj. Sygjeroj qe ti ktheheni mesimit te gjuhes shqipe ne fakiltetin e gazetarise se late nam nuk dini te shkruani shqip. Lerini analizat ekonomike per njerez specialist te asaj fushe..
Neser, "gjyshi me ka pergatitur materialet per puzzle e Airportit te Vlores". Gjyshi eshte ne traditen e familjes, avokat, gjykates qe mban pocin e drites per rrugetimin e " verber" ( mos te harrojme ikonen e Drejtesise), ne kerkim te se vertetes!
O Lubi Malltezi, Paske talent per filma si ato te sigurimit te viteve para 90ts. Po si do e marin ruset kte aeroport mund ta shpjegosh se kushedi cfar fantazie te tipit xhevair do na nxjeresh. Beje kte favor per lexuesit e gazetes.
Nuk e kuptoj ,perse e duan ruset aeraportin e Vlores! Trajtohet muhabeti sikur Aeraporti eshte nje shesh futbolli ne lagje dhe mund te behen monavrime ,kush e ka dhe kush nuk e ka. Zbulimi kush e ka paraqitet si ekuacion me 100 te pa njohuira!