Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë

1 Korrik 2026, 12:10Kronika TEMA
Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor

Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, paraqiti në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore qëndrimin institucional të Prokurorisë së Posaçme mbi luftën kundër krimit zgjedhor, duke theksuar se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve është çështje e sundimit të ligjit dhe besimit të qytetarëve te institucionet.

Braho sqaroi se SPAK ka kompetencë të drejtpërdrejtë vetëm për hetimin e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje, ndërsa veprat e tjera penale zgjedhore trajtohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, përveç rasteve që lidhen me krimin e organizuar ose subjektet e posaçme. Ai theksoi se jo çdo parregullsi zgjedhore përbën vepër penale dhe jo çdo pretendim publik mund të çojë automatikisht në procedim penal.

Sipas të dhënave të SPAK, gjatë periudhës 2021–2026 janë administruar 233 materiale që lidhen me zgjedhjet, prej të cilave 157 janë regjistruar si procedime penale. Vetëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë administruar 194 sinjalizime, kallëzime dhe referime për dyshime mbi krime zgjedhore.

Braho bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 46 procedime penale, ku pothuajse gjysma kanë nisur nga referimet e Policisë së Shtetit, ndërsa rreth 24% janë iniciuar kryesisht nga vetë SPAK. Nga këto procedime, pesë çështje me nëntë të pandehur janë dërguar për gjykim, ndërsa 22 vijojnë të jenë në hetim.

Kreu i SPAK vlerësoi se Strategjia për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit Zgjedhor, e zbatuar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shënoi kalimin nga një model reagues drejt një qasjeje më proaktive, të bazuar në analizën e riskut dhe koordinimin ndërinstitucional.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve krijoi një mekanizëm më efikas për shkëmbimin e informacionit dhe reagimin e shpejtë ndaj indicieve për krim zgjedhor. Sipas tij, ky mekanizëm duhet të aktivizohet të paktën katër muaj përpara zgjedhjeve dhe të shndërrohet në një strukturë të përhershme të parashikuar me ligj.

Në fjalën e tij, Braho propozoi tre drejtime kryesore për reformën zgjedhore: hartimin e një Strategjie Kombëtare për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit Zgjedhor, institucionalizimin me ligj të bashkëpunimit mes SPAK, Prokurorisë, KQZ-së, Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe rishikimin e politikës penale për format më të rënda të korrupsionit zgjedhor.

Një nga mesazhet kryesore të kreut të SPAK ishte se hetimet duhet të fokusohen te burimi i financimit të skemave të korrupsionit zgjedhor.

“Mbi të gjitha, hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë. Kur ndiqet burimi i financimit, mënyra e shpërndarjes dhe përfitimi real, identifikohen jo vetëm dhënësi dhe marrësi i përfitimit, por edhe organizatorët dhe përfituesit e deformimit të vullnetit të zgjedhësit”, deklaroi Braho.

4 Komente

  1. U
    U

    Jeni kthyer ne prokurori politike ne sherbim te kriminelit Sali Berisha.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Po parate e saliut po i ndjek o braho saliu ?

      Përgjigjjuni
      1. D
        DIre Diarreja

        Zhoti Braho, Po Baz Gardhi sumqimi qe vetem denoncon lume me qindra dhe ajo syshtrembera Zhupa, a i ke marre mendim. Kete Jane perrenj spiunazhi dhe psiqike por ke Salianusin dhe analistet e pordhikaleve ne Oren 8. NUk ke ku SHkon, duhet mendimi I Tyre, ndryshe te dhjefsha mendimin.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Five company

          Strategjia ne momentin kur planifikohet dhe zbatohet ne fshehtesi, me te vetmin pretendim: 1- Heshtje institucionale kombetare sepse shteti ligjor nuk ekziston ose eshte ne agoni te plote 2 - Perde te heshtjes informative ( kombetare dhe nderkombetare) dhe dizinformacioni me qellim mbajtjen ne fshehtesi te fakteve 3 - Kulture konfliktuale me qellim destabilizim emocional dhe fizik te cdo shqiptari qe ka lindur dhe eshte rritur si shqiptar me traditat kulturen dhe intelektin 4- Tjetersim te prones shpirterore, familjare, intelektuale, te patundshme me qellim tjetersim te identitetit tone te lindur dhe te maturuar ne baze te drejtave te njeriut dhe ligjeve shqiptare! Post Scriptum: Une z. Braho shikoj gjithmone anen tjeter te monedhes. Dmth, per te mbrojtur ate qe me takon nga Perendia dhe Ligji, monedha eshte RECIPROKE, por ne fshehtesi , me te njejten vlere (heavy price...)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje