Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpëtuar nga shkarkimi kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari edhe pse u dënua me 6 muaj burg nga SPAK për fshehjë të një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit.
Komsioneri tha se, edhe pse ishte dënuar, fakti që dënimi ishte shlyer në punë publike, e bën atë të paqënë.
Lefter Maliqi, pasi humbi përballë Hajdarit në zgjedhje, pas 3 vitesh humbi edhe këtë betejë administrative.
Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve: Kryetari i Bashkisë Kuçovë ka pasur një proces penal për formularin e dekriminalizimit dhe ka dalë me një dënim për të, që u shlye me punë në komunitet.
KQZ ka pasur një qëndrim për një rast tjetër të mëparshëm, dhe unë si Komisioner, në kuptimin që kam për ligjit, nuk jemi në kushtet e ndalimit.
Në rast se aplikohet neni 63, pra, konvertimi i dënimit në punë publike. Dënimi i tillë quhet i paqënë. Nuk ekziston në kuptim të këtij neni.
Në rastin e Bashkisë Mallakastër kështu vendosëm, u konfirmua nga KAS dhe nga Kolegji Zgjedhor.
Iu pren shpresat Maliqit!
Domosdo Salillari eshte ne trojken e oligarkeve te qeverise nuk ka si te ndodhe ndryshe. Rrespekte per Lefter Maliqin.
ka dhe Celibash.
Kush eshte Leteri me cfare merret
Krim të madh kishte bërë dhe ky, kalim kufiri të paligjshëm 17 vjeç. Greku si racë e poshtër që është mban shënim çdo.gjë dhe jua servir lëtyrave pastaj për presion.