web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vatra të reja zjarri në Pukë dhe Selenicë

6 Shtator 2026, 19:38, Aktualitet CNA
Vatra të reja zjarri në Pukë dhe Selenicë
Foto ilustruese

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sorme në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë.

Flakët po përhapen për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur. Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt Tërbunit, ndërsa ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm.

Ndërkohë një zjarr raportohet se ka rënë edhe në fshatin Kropisht të Selenicës. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, ndërsa është kërkuar dhe ndërhyrje nga ajri. /CNA





Lajmet e fundit nga