web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbysje dhe fitorja e tretë radhazi, Arsenal i shkakton humbjen e parë Chelsea-t

6 Shtator 2026, 19:35, Sport CNA

Përmbysje dhe fitorja e tretë radhazi, Arsenal i shkakton humbjen e

Arsenali ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premier League duke triumfuar 2-1 me përmbysje ndaj Chelseat.

Derbi i Londrës dhuroi emocione dhe rivalitet të madh në fushë. Blutë e udhëhequr nga Xabi Alonso e nisën sfidën në mënyrë perfekte duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Rogers.

Arsenali reagoi shpejt dhe barazoi me Calafiorin në minutën e 12-të, por ky gol u anulua nga gjyqtarët për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi, barazimi erdhi në minutën e 25-të falë realizimit të Kai Havertz pas asistit nga Declan Rice. Me nisjen e pjesës së dytë, Martin Odegaard shënoi golin e përmbysjes në minutën e 50-të pas asistit nga Tzolis.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali kap kreun e renditjes me 9 pikë krah Manchester Cityt, ndërsa Chelsea pëson humbjen e parë sezonale dhe mbetet në vendin e katërt me 6 pikë.





Lajmet e fundit nga