Barcelona shkatërron Valencian 0-5 në Mestalla
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona shkatërron Valencian 0-5 në Mestalla
Barcelonna
06/09/2026 - 19:37
Linku u kopjua

Katalanasit e nisën zjarr që në minutën e 6-të me Lamine Yamal pas asistimit të Ferminit, i cili tre minuta më vonë pati edhe një gol të anuluar për offside.

Vetë Fermini dyfishoi në minutën 22 dhe më pas asistoi edhe për 0-3 të Raphinhas në minutën 50.

Valencia u dorëzua totalisht, bëri tre zëvendësime menjëherë në minutën 54 por nuk ndryshoi asgjë. Loja u tensionua pak me kartonë të verdhë për Cubarsin dhe Roderin dhe me lëndime, ndërsa Barcelona vazhdoi festivalin. Pedri shënoi për 0-4 në minutën 79 pas hyrjes së Olmos, dhe rezultati final u mbyll me golin e Yamal, 0-5 për Barçën në transfertë. Fitore totale, Valencia nuk pati asnjë reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026