Durrës/ Dy shpërthime me lëndë plasëse brenda pak minutash, dëme materiale

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.
Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.
Rreth 40 minuta më vonë, në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq, është hedhur një tjetër sasi lënde plasëse në derën e garazhit të një automjeti. Edhe në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë veprimet për mbledhjen dhe administrimin e provave, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.




