E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nga talent në protagonist! Interi blindon Pio Espositon për 6 vitet e ardhshme

Ilustrim · Vizion Plus

Francesco Pio Esposito dhe Interi do të vazhdojnë së bashku për shumë vite.

Sulmuesi italian, i lindur në vitin 2005, ka firmosur kontratën e re me klubin zikaltër, duke zgjatur bashkëpunimin deri më 30 qershor 2032.

Ky rinovim është një tjetër dëshmi e besimit të madh që Interi ka te talenti i dalë nga akademia e klubit.

Esposito tashmë konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të ekipit të parë dhe trajneri Cristian Chivu i ka dhënë një rol të rëndësishëm që në fillimin e sezonit.

Për sulmuesin 21-vjeçar ka edhe një përmirësim të ndjeshëm financiar. Esposito do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro neto në sezon, ndërsa me bonuset mund të arrijë deri në 3 milionë euro neto në vit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh