E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani/ Dy të plagosur pas shpërthimit në stacionin hekurudhor në Augsburg

Ilustrim · Vizion Plus

Një objekt i panjohur ka shpërthyer sot në stacionin qendror të trenit në Augsburg, në jug të Gjermanisë. Nga shpërthimi, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë, njoftoi policia.

Sipas policisë së landit të Bavarisë, shpërthimi ndodhi në një korridor të një godine. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bllokuar rrugët përreth stacionit hekurudhor.

Autoritetet po vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi objektin që shkaktoi shpërthimin.

Augsburgu ndodhet rreth 55 kilometra nga Mynihu.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh