E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

GJKKO rrëzon Ilir Shtufin, nuk i pranon kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Shtufit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Masa e sigurisë ndaj Shtufit ishte caktuar në mungesë, ndërsa 53-vjeçari e kishte kundërshtuar atë përmes një prokure.

Çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme, e cila ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë.

Ilir Shtufi u arrestua në Greqi më 12 qershor, ndërsa më 30 qershor, Këshilli i Apelit në Selanik miratoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Shtufi është një nga personat që prej kohësh ndodhej nën hetim nga SPAK, në kuadër të një hetimi për një organizatë ndërkombëtare të dyshuar për narkotrafik.

53-vjeçari akuzohet për “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, ndërsa sipas hetimeve, të ardhurat e pastruara dyshohet se burojnë nga trafiku i narkotikëve.

Gjatë procedurave në Greqi, sipas raportimeve të mediave greke, Shtufi kishte kundërshtuar ekstradimin drejt Shqipërisë. Para prokurorit ai kishte mohuar akuzat dhe kishte deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me çështjen për të cilën hetohet.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh