Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr në Kropisht, flakët përhapen me shpejtësi,
Pamje nga zjarri

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë fshatin Kropisht, në territorin e bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës.  Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Selenicës, ndërsa për shkak të intensitetit të flakëve dhe përhapjes së zjarrit, është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, flakët janë përhapur në një gjatësi prej rreth 1.5 kilometrash, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit.

Përballë situatës së krijuar, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri, me qëllim izolimin e vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese