E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri largohet nga “Vila e Kuqe”

Ilustrim · Vizion Plus

Për tri orë, Kryeministri Edi Rama mblodhi në rezidencën qeveritare në Sauk, ministrat, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Besa dhe Prania Besnike ishin sërish fokusi i mbledhjes, teksa eksponentët raportuan mbi kalendarin e takimeve që do të zhvillojnë në terren për t’u njohur me problematikat e qytetarëve, mëson gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku.

Kjo mbledhje pason atë të disa takimeve të zhvilluara javën e kaluar pikërisht për këto çështje.

Ndërkohë, të enjten pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar së bashku me kabinetin, e cila nuk ka një agjendë të mirëfilltë. Megjithatë, burime bëjnë me dije se tematika e këtyre dy javëve do të jetë sërish në fokus të mbledhjes.

/vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh