Arsenali fiton derbin me përmbysje, ndalet Manchester United

Arsenali fiton me përmbysje derbin e Londrës. Pavarësisht një fillimi të vështirë — ku Chelsea kaloi në avantazh falë një goli të bukur të Rogersit — skuadra e Artetës reagoi.
Havertzi barazoi rezultatin në gjysmën e pjesës së parë, kapiteni Odegaard i kaloi “topçinjtë” në avantazh në pjesën e dytë.
Tashmë, Arsenali është ngjitur në krye të renditjes, krah për krah me Manchester Cityn me pikë të plota pas 3 ndeshjeve të luajtura. Më herët gjatë pasdites, Manchester United barazoi 2-2 me Evertonin në Liverpul.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



