E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Një ditë pas kaosit në transportin urban, ndërhyn qeveria: Subvencion 3-mujor, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

Ilustrim · Vizion Plus

Një ditë pas kaosit të krijuar në transportin urban në Tiranë, pas reduktimit me deri në 30% të numrit të autobusëve, duket se është gjetur një zgjidhje e përkohshme për situatën.

Shoqata e Transportit Urban ka marrë një mesazh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Ekonomisë, ku bëhet me dije se operatorëve do t’u jepet një subvencion për një periudhë tre mujore.

Pas këtij vendimi, pritet që shërbimi i transportit urban në kryeqytet të rikthehet në kapacitet të plotë, duke rikthyer në qarkullim autobusët që ishin reduktuar gjatë ditës së djeshme.

Reduktimi i flotës me deri në 30% shkaktoi kaos në linjat urbane, me qytetarët që u përballën me pritje më të gjata dhe autobusë të tejmbushur.

Shumë pasagjerë u detyruan të prisnin për një kohë të gjatë në stacione, ndërsa të tjerë zgjodhën të vijonin rrugën në këmbë.

Pse u reduktuan autobusët?

Operatorët e transportit urban e argumentuan vendimin për reduktimin e flotës me rritjen e kostove të operimit, veçanërisht me çmimin e karburantit, i cili sipas tyre vijon të jetë i lartë dhe nuk ka reflektuar ulje të mjaftueshme në treg.

Në një komunikim të mëparshëm me institucionet, shoqatat e transportit urban kishin paralajmëruar se, nëse çmimi i naftës do të vijonte të mbetej në nivele të larta edhe pas periudhës së subvencionimit, do të kërkohej një tjetër mbështetje financiare nga shteti.

Gjatë periudhës mars-maj, operatorët kishin përfituar një subvencion prej 50 lekësh për litër karburant.

Megjithatë, pas përfundimit të kësaj skeme, operatorët pretenduan se kostot e larta e bënin të vështirë ruajtjen e kapacitetit të plotë të flotës, çka solli vendimin për reduktimin e numrit të autobusëve.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh