E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Besa”, Rama: Jo më kontroll në biznese pa paralajmërim. Gjobat mos përdoren si “shpatë” shantazhi

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Inspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula.

Në një prononcim pas takimit, Rama tha se bizneseve nuk duhet tu shkohet më për kontroll pa paralajmërim dhe nuk duhet tu vendosen më gjoba.

“Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës”. Nuk duhet të ketë më asnjë kontroll pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera e biznesit si në një skenë krimi, por si shteti që njofton të mbikqyrë dhe të ndihmon të korrigjohesh. Qëllimi ynë nuk është t’i kapim subjektet në gabim, por t’i ndihmojmë të përmirësohen në zbarimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesi ynë i përbashkët.

E dyta, gjoba mbi një biznes është arma e fundit, jo e paradhe kurrë një “shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësitpër të gjetur një mënyrë tjetër pastaj për të shmangur gjobën dhe kush shmang gjobën përpara fjalës së mirë nuk po e mbron shtetin”, tha Rama.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh