Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar për disa momente edhe dy banesa që ndodheshin pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan dhe situata u vu nën kontroll. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëmtime të banesave.
Zjarri është regjistruar në një periudhë me temperatura të larta, kur rreziku për përhapjen e vatrave mbetet i shtuar. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura.
Në rast konstatimi të një vatre zjarri, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimin zjarrfikës në numrin 128.













