Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinjtë
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinjtë

Published: August 19, 2026
Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, ku si pasojë tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se 25-vjeçari, Kleo Vrioni, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit, Kleo Vrioni dhe dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç kanë humbur jetën. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeç dhe 16-vjeçari, Klevis Dervishi. Ky i fundit është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

- Publicitet -

Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja Sara Brugentelli me origjinë nga Italia ishin çift. Dy të rinjt ishin martuar vetëm pak ditë më parë.

Pas përplasjes së mjetit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti.

Dy të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore, ndërsa trupat e tre viktimave u dërguan në morg.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/08/6a85493a54808.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Anonymous says:
    August 19, 2026 at 9:23 am

    Me vjen shume keq! Nuk duhej te ndodhte keshtu…!

    Reply
  • Ani says:
    August 19, 2026 at 8:46 pm

    Rrypat e sigurimit i kishin?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?