Premier League/ Arsenali përmbys Chelsean në derbin e Londrës

Premier League/ Arsenali përmbys Chelsean në derbin e Londrës

19:41, 06/09/2026

Arsenali ka triumfuar 2-1 ndaj Chelsea-t në derbin londinez, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premier League.

Chelsea e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm dy minutash lojë.

Morgan Rogers realizoi një gol të bukur pas asistimit të Hato-s, duke heshtur tifozët vendas.

Arsenali reagoi shpejt dhe Riccardo Calafiori e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

“Topçinjtë” vazhduan të kërkonin barazimin dhe e gjetën atë në minutën e 25-të.

Kai Havertz lëshoi një goditje të fuqishme që e la portierin e Chelsea-t pa mundësi reagimi.

Dy skuadrat krijuan edhe raste të tjera, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Arsenal e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 50-të realizoi përmbysjen.

Martin Odegaard përfitoi nga asistimi i Tzolis dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-1.

Vendasit patën mundësi ta mbyllnin ndeshjen, por Havertz shpërdoroi një rast të artë nga afërsia.

Chelsea kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe iu afrua shumë në minutën e 89-të.

Megjithatë, David Raya bëri një pritje spektakolare ndaj goditjes së Estevao-s.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Chelsea mbetet me 6 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco