La Liga/ Barcelona shkatërron Valencian në ‘Mestalla’, spektakël me ‘manita’

La Liga/ Barcelona shkatërron Valencian në ‘Mestalla’, spektakël me ‘manita’

18:53, 06/09/2026

Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Valencia-s në “Mestalla”.

Katalanasit konfirmojnë kështu startin perfekt të sezonit dhe mbeten skuadra e vetme me 100% të pikëve në kampionatin spanjoll.

Lamine Yamal zhbllokoi takimin pas vetëm pesë minutash, duke mposhtur Stole Dimitrievski-n pas asistit të Fermín López-it.

Yamal mendoi se kishte shënuar edhe golin e dytë pak minuta më vonë, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona dominoi me rreth 80% të posedimit dhe Valencia e pati të vështirë të reagonte.

Në minutën e 20-të, Fermín López dyfishoi avantazhin me një goditje të saktë me të majtën.

Sulmuesi i Barcelonës ishte protagonist edhe më tej, duke goditur shtyllën para përfundimit të pjesës së parë.

Pas pushimit, Raphinha shënoi golin e tretë nga shumë pranë portës, duke vulosur dominimin e miqve.

Valencia provoi të reagonte, por Barcelona vazhdoi të kontrollonte ritmin dhe krijoi raste të tjera.

Pedri realizoi golin e katërt pas një kombinimi të bukur me Dani Olmo.

Pak minuta më vonë, Yamal plotësoi dopietën dhe vendosi shifrat përfundimtare 5-0.

Një mbrëmje për t’u harruar për Valencia-n, që barazon startin e saj më të dobët të katër ndeshjeve në dekadën e fundit.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon dominimin ndaj Valencia-s, duke regjistruar fitoren e 11-të në 14 përballjet e fundit direkte.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco