Banka e Shqipërisë: Bankat të informojnë klientët për tarifat e këmbimit valutor në pagesat me kartë

2 Shtator 2026 | 23:57

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e 2 shtatorit Deklaratën dhe Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Këshilli Mbikëqyrës miratoi gjithashtu ndryshime që detyrojnë bankat dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave t’i informojnë paraprakisht klientët për tarifat e këmbimit valutor në pagesat me kartë, në bankomatet ATM, në terminalet POS dhe në transfertat online.

Tarifat duhet të paraqiten edhe si shtesë mbi kursin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa klientëve duhet t’u dërgohen njoftimet përkatëse elektronike.

“Ndryshimet lidhen kryesisht me shtimin e disa kërkesave për rritjen e transparencës së tarifave të këmbimit valutor kundrejt Lekut në transaksionet me kartë (POS, ATM), transfertat e kreditit (online), si dhe të disa masave për lehtësimin e automatizimit të pagesave.

Kërkesat e reja përcaktojnë detyrimin për informim të qartë dhe paraprak të paguesit mbi tarifat e këmbimit valutor për transaksionet me kartë në ATM ose POS, duke përfshirë edhe paraqitjen e tyre si mark-up mbi kursin e Bankës së Shqipërisë, publikimin e këtij informacioni dhe dërgimin e njoftimeve elektronike përkatëse te paguesi. Gjithashtu, parashikohet detyrimi i ofruesit të shërbimeve të pagesave për të informuar qartë dhe në mënyrë të plotë paguesin, para inicimit të transfertës së kreditit online, mbi tarifat e këmbimit të monedhës dhe shumën totale të transfertës, përfshirë tarifat përkatëse”, thuhet në njoftimin e Këshllit.

U miratuan edhe ndryshime që heqin kërkesën për paraqitjen e dokumenteve të posaçme justifikuese për transfertat korrente ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve, duke lehtësuar procedurat për qytetarët dhe bizneset.

Banka thekson se detyrimet ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit do të vijojnë të zbatohen.

Banka vlerëson se veprimtaria e sistemit financiar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa sektori bankar vijoi zgjerimin me ritme të mira, i mbështetur kryesisht nga rritja e depozitave.

Sipas raportit, depozitat u orientuan kryesisht drejt kreditimit dhe investimeve në tituj, ndërsa rezultati financiar i sektorit bankar mbeti pozitiv, por ishte më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme dhe lidhen kryesisht me pasigurinë e lartë që paraqesin aktualisht zhvillimet ndërkombëtare, të përcaktuara nga konfliktet gjeopolitike dhe tensionet tregtare”, deklaroi Banka e Shqipërisë.

Institucioni vëren gjithashtu rritje të presioneve inflacioniste, megjithëse norma e inflacionit mbetet pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Sipas raportit, rreziqet që burojnë nga lidhjet ndërmjet sektorit bankar dhe segmenteve të tjera të sistemit financiar, si edhe nga veprimtaria e vetë bankave, vlerësohen në nivele të kontrolluara.

“Treguesit e rezistencës financiare dhe ushtrimet e provës së rezistencës tregojnë se sektori bankar është i qëndrueshëm ndaj rreziqeve të identifikuara”, theksohet në deklaratë.

Banka rekomandon forcimin e sistemeve për parandalimin dhe administrimin e rreziqeve, si edhe ruajtjen e niveleve të përshtatshme të kapitalizimit të veprimtarisë bankare.

Zhvillimet ekonomike gjatë gjashtëmujorit të parë vlerësohen pozitive, të mbështetura nga konsumi, investimet dhe ecuria e qëndrueshme e sektorit të turizmit.

Rritja ekonomike u shoqërua me shtim të punësimit dhe pagave, ndërsa pesha e borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto vijoi të ulej.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend

Numri i makinave që hyjnë për herë të parë në vendin tonë po bie. Në muajin gusht janë regjistruar rreth 8100 mjete, ose 10% më...
18:59 | 04/09/2026

INSTAT: Çmimet e importit bien lehtë, kostot e prodhimit vendas rriten

Kostot e produkteve të importuara kanë shënuar një rënie të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit, ndërsa çmimet e prodhimit në vend kanë vijuar...
18:14 | 04/09/2026

Ministri i Financave Malaj për Euronews Albania: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për çështjen e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke mohuar që pagesat të jenë...
10:39 | 03/09/2026