Rekord historik i importeve të naftës në vend gjatë korrikut, ndërsa çmimi kaloi 200 lekë për litër
Në muajin korrik u importuan rreth 75.800 tonë karburant, sasia më e lartë mujore e regjistruar të paktën që prej vitit 2000. Në të njëjtin muaj, çmimi i naftës kaloi 200 lekë për litër, ndërsa në gusht arriti deri në 219 lekë.
Korriku shënoi një rekord historik në importet e karburanteve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vend hynë 75 mijë e 779 tonë naftë, sasia më e lartë mujore e regjistruar të paktën që prej vitit 2000.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, importet u rritën me rreth 4.800 tonë, ose 7 për qind. Por rekordi i korrikut vjen në një kohë kur importet në total janë në rënie.
Në shtatë muajt e parë të vitit u importuan rreth 408 mijë tonë karburant, rreth 8 mijë tonë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një rënie prej rreth 2 për qind.
Kontrasti bëhet edhe më i fortë për shkak të çmimit. Në korrik, nafta kaloi nivelin e 200 lekëve për litër, ndërsa në gusht arriti deri në 219 lekë. Pra, muaji me çmimin e lartë shënoi njëkohësisht edhe importin më të madh të regjistruar ndonjëherë.
Megjithatë, importi nuk është i njëjtë me konsumin. Nuk ka të dhëna publike që tregojnë sa nga këto 75 mijë tonë u konsumuan gjatë korrikut dhe sa u futën në stok.
Dalin shifrat, bien importet e makinave në vend
INSTAT: Çmimet e importit bien lehtë, kostot e prodhimit vendas rriten
Ministri i Financave Malaj për Euronews Albania: Pagat e magjistratëve nuk janë bllokuar nga ne, sillni listëpagesat sipas metodologjisë në fuqi
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:00 Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve