Të shtëna me armë në një pallat në Minneapolis, 3 të vdekur dhe 5 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qendrën e Minneapolisit në SHBA, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave më armë zjarri. Mes viktimave është edhe autori e dyshuar, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ndodhi të mërkurën në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit. Sipas autoriteteve, mes pesë personave të plagosur nga të shtënat janë edhe tre efektivë të policisë së Minneapolisit.
Të tre policët ndodhen në gjendje të qëndrueshme, sipas Qendrës Mjekësore të Qarkut Hennepin.
Policia mori një telefonatë në numrin e emergjencës 911 pak pas orës 16:30, pas raportimeve për të shtëna me armë në ndërtesë. Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe më pak se dy minuta më vonë, hynë në godinë, ku gjetën viktimat e para.
Shefi i Policisë së Minneapolisit, Bill Peterson, tha se efektivët dëgjuan të shtëna të tjera dhe i ndoqën ato drejt një kati më të lartë të ndërtesës, por policët u përballën me një situatë të vështirë, pasi në ambient kishte një lloj mjegulle ose reje që kufizonte ndjeshëm shikueshmërinë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sulmit dhe motivin.
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)