Korça tërheq studentë të huaj, Universiteti “Fan S. Noli” zgjeron programet ndërkombëtare

2 Shtator 2026 | 21:04

Ndërkombëtarizimi po kthehet në një nga drejtimet kryesore të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, me shkëmbime studentësh dhe akademikësh me universitete të huaja përmes programeve të mobilitetit. Këtë vit, 42 studentë të huaj kanë ardhur në Korçë, ndërsa 14 studentë shqiptarë kanë ndjekur programet e mobilitetit jashtë vendit.

“Ne jemi në proces ndërkombëtarizimi. Kemi marrëveshje mobiliteti me disa universitete të huaja. Për akademikët kemi 73 dalje dhe 56 hyrje. Janë 14 studentë tanët që kanë shkuar jashtë me programet e mobilitetit, ndërsa 42 studentë nga disa shtete kanë ardhur këtu për kryerjen e mobilitetit”, thotë Lorenc Ekonomi, Rektor i këtij Universitetit.

Bashkëpunimi pritet të zgjerohet edhe më tej me programe të përbashkëta studimi. Universiteti do të hapë një doktoraturë me diplomë të përbashkët me një universitet rumun dhe një master shkencor për shkenca kompjuterike në bashkëpunim me Universitetin e Barit.

Në fazën e parë të regjistrimeve janë regjistruar rreth 330 studentë. Degët më të kërkuara janë Infermieria, Sportet dhe Mamia, ndërsa interes të mirë kanë edhe Ekonomiku, Financat, Menaxhimi dhe programet digjitale.

Një nga risitë e këtij viti është programi “Data Science”, i cili do të zhvillohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Programi është riorganizim i degës Matematikë-Informatikë dhe fokusohet te inteligjenca artificiale, kodimi dhe algoritmet.

“Programi i ri është Data Science, një program dy gjuhësh, shqip dhe anglisht, pasi shpresojmë të kemi edhe studentë të huaj. Është riorganizim i degës Matematikë-Informatikë dhe ka në bazë inteligjencën artificiale, kodimin dhe algoritmet. Këtë vit hapim edhe doktoraturën me diplomë të përbashkët me një universitet rumun, si dhe masterin shkencor për shkenca kompjuterike me Universitetin e Barit. Kemi edhe bachelor me diplomë të dyfishtë me Universitetin Politeknik.”

Për programet bachelor nuk parashikohet hapja e degëve të reja. Universiteti synon të riorganizojë programet me më pak kërkesa, duke i përshtatur ato me nevojat e tregut të punës dhe kërkesën për profesionistë të rinj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

40 vite mes zjarrit, hekurit dhe çekanit, Merita sfidoi një zanat të “burrave”: Po ta kesh qejf, e bën (VIDEO)

Merita Hodja ka zgjedhur të sfidojë një profesion të konsideruar tradicionalisht për burra, duke punuar çdo ditë krah bashkëshortit të saj në një punishte në...
20:54 | 04/09/2026

Studimi zbulon avantazhin shëndetësor të fëmijëve të prindërve që jetojnë mbi 100 vjeç

Fëmijët e prindërve që jetojnë përtej moshës 100-vjeçare kanë më pak rrezik për vdekje të parakohshme dhe sëmundje të zemrës. Ky është përfundimi i një...
17:55 | 29/08/2026

Temperaturat ekstreme shtojnë rrezikun për fëmijët, shkencëtarët zbulojnë shifrat alarmante

Temperaturat ekstreme të kësaj vere po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme shëndetësore në popullatë, ku më të prekurit janë fëmijët. Ekspertët thonë se qindra...
17:48 | 29/08/2026