Rriten tensionet Rusi-Gjermani, Moska thërret diplomatin gjerman pas akuzave për sulmin me dron (VIDEO)
Rusia ka thirrur të ngarkuarin me punë të Gjermanisë në Moskë, Bernd Finke, pas akuzave të Berlinit se Moska qëndron pas sulmit të dështuar me dron në aeroportin Leipzig/Halle.
Ministria e Jashtme ruse njoftoi se diplomati gjerman u thirr për shkak të atyre që Moska i cilësoi si “veprime dhe deklarata antiruse” të autoriteteve gjermane.
Lëvizja diplomatike vjen një ditë pasi qeveria gjermane akuzoi Rusinë për përgjegjësi në lidhje me incidentin e 4 gushtit në aeroportin e Leipzigut. Sipas Berlinit, hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe informacionet e inteligjencës tregojnë për përfshirje ruse.
Përplasja diplomatike vjen ndërsa hetuesit gjermanë kanë identifikuar dy të dyshuar për sulmin: një person me origjinë ruse dhe pasaportë letoneze, si dhe një shtetas bjellorus me pasaportë ruse. Sipas mediave gjermane, njëri prej tyre dyshohet se ka lidhje me një shërbim rus të inteligjencës.
Tensionet janë shtrirë edhe në nivel evropian, pasi Bashkimi Evropian dhe disa vende anëtare kanë thirrur përfaqësues diplomatikë rusë, ndërsa po shqyrtohen edhe masa të tjera ndaj Moskës.
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja
Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)