Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra aktive, 183 forca dhe 2 helikopterë në terren
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, deri më 2 shtator, në orën 20:00, ku njofton se në territorin e vendit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 3 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.
Vatrat kryesore aktive janë në Dajt–Qafë Priskë, ku situata vijon të jetë problematike, por pa rrezik për zonat e banuara; në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri ka përshkuar mbi 13 hektarë dhe po punohet me një angazhim të konsiderueshëm forcash; në Lundre, Mat, ku janë përshkuar dhe djegur rreth 90–100 hektarë pyll dhe operacioni është mbështetur edhe nga një helikopter i Forcave të Armatosura; si dhe në Mallunxë, Mat, ku po punohet për shuarjen e zjarrit në pyll.
Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje.
Në Iballë, Fushë-Arrëz, për shkak të terrenit shumë të thyer dhe të paaksesueshëm, është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa situata është në mbikëqyrje.
Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel–Skrapar janë shuar plotësisht. Në Therepel, zjarri kishte rrezikuar tubacionin e gazsjellësit TAP.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)