Projektligji, mbështetje financiare për artistët para daljes në pension
Artistët e skenës mund të përfitojnë pagesë nga shteti pasi të ndërpresin aktivitetin profesional, por para daljes në pension. Projektligji i ri parashikon trajtim financiar për balerinët, valltarët, akrobatët, këngëtarët lirikë solistë dhe koristët.
Për balerinët, valltarët dhe akrobatët, skema nis në moshën 47 vjeç, me të paktën 15 vite aktivitet skenik dhe 15 vite sigurime shoqërore. Për këngëtarët lirikë dhe koristët, mosha është 57 vjeç, ndërsa kërkohen të paktën 20 vite aktivitet skenik dhe, në rastin e koristëve, 25 vite sigurime.
Për pesë vitet e para, artistët do të marrin 70 për qind të pagës bruto të muajit të fundit të punës. Pas kësaj periudhe, përfitimi do të jetë 50 për qind e pagës neto të referencës për profesionin.
Skema do të financohet nga Buxheti i Shtetit, i cili do të mbulojë edhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore të përfituesve. Në vitin e parë, kostoja e parashikuar është mbi 36 milionë lekë.
Projektligji parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, ndërsa detajet e zbatimit do të përcaktohen me vendime të Këshillit të Ministrave.
Kriteret dhe masat e përfitimit janë përcaktuar në relacionin shpjegues të projektligjit. Kostoja e vitit të parë parashikohet në 36.06 milionë lekë.
Pas 14 vitesh mungesë, rikthehet në Tiranë Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar
Artistët e skenës do të marrin pagesë nga shteti para daljes në pension, ja kategoritë që përfitojnë
‘Spider-Man: Brand New Day’ rrëzon nga froni ‘Titanic’, mbi 2,3 mld dollarë fitime
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)