Sërish ndërtim pa leje në Sarandë, arrestohet 47-vjeçari! Pezullohet një polic nga detyra

2 Shtator 2026 | 12:28

Një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi dyshohet se po kryente punime për ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e plazhit, në lagjen nr. 4.

Policia njofton se gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, pranë plazhit “Shqiponja”, është konstatuar një sipërfaqe toke e sheshuar dhe e mbuluar me materiale ndërtimore.

Nga hetimet rezultoi se hapësira po përgatitej për ndërtimin e një objekti me qëllim përfitimi. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, gjatë ndërhyrjes në terren, Policia ka hequr dhe sekuestruar 48 shezlongë dhe çadra, të cilat ndodheshin në hapësirën e plazhit që administrohej pa leje nga 47-vjeçari.

Për rastin është marrë masë edhe ndaj Specialistit të Policimit në Zonë (SPZ), shtetasit A. N. Ai është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, pasi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë në territor.

Policia bën me dije se kontrollet dhe verifikimet në territor do të vijojnë me qëllim parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve të paligjshme dhe veprave penale kundër mjedisit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas zjarreve që prekën disa zona...
19:32 | 06/09/2026

Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)

Një vatër zjarri është përhapur pas Kodrës së Krastës në Elbasan, duke rrezikuar nga flakët edhe dy banesa pranë zonës. Situata ka kërkuar ndërhyrjen e...
19:08 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026