Dirk Schuebel nis detyrën si Ambasador i BE-së në Kosovë

2 Shtator 2026 | 15:32

Diplomati gjerman Dirk Schuebel ka nisur detyrën si Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR).

“Mezi pres të punoj me institucionet e Kosovës, aktorët politikë, shoqërinë civile, mediat dhe të gjitha komunitetet, për të ndihmuar një Kosovë multietnike që të përparojë në rrugën e saj drejt integrimit në BE, në baza të barabarta me të gjithë partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Do ta mbështes të ardhmen evropiane të Kosovës. Puna drejt realizimit të saj kërkon një përpjekje të përbashkët të gjithë shoqërisë dhe një përkushtim të përbashkët për ta bërë integrimin në BE prioritet, përtej ndarjeve politike. Gjithashtu, do ta mbështes angazhimin konstruktiv të Kosovës në Dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja dhe përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve, në bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Peter Sorensen.” tha Schuebel.

Schuebel bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve, gjë që do t’i mundësonte Bashkimit Evropian të angazhohej plotësisht me Kosovën dhe të ofronte asistencën që ka në dispozicion për Kosovën.

Një zyrtar i lartë i BE-së dhe shtetas gjerman me përvojë të gjatë diplomatike dhe një karrierë të fokusuar kryesisht në politikën e jashtme të BE-së, Schuebel ka shërbyer më parë në dy mandate si ambasador i BE-së, si Ambasador i BE-së dhe Shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri më 2022 dhe në Moldavi nga viti 2009 deri më 2013. Së fundmi, ai ka shërbyer si Shef i Divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emrat e 35 të akuzuarve për vrasjen e Jasharëve

Pozita të larta komanduese të strukturave të njësive speciale të policisë serbe mbanin 35 të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për masakrën e Jasharëve....
19:45 | 04/09/2026

Marrëveshja LVV-LDK, Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i saj do të mbahet më 9 shtator, në orën 11:00....
15:18 | 04/09/2026

Prokuroria Speciale e Kosovës, aktakuzë kundër 35 personave për sulmin ndaj familjes Jashari në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 35 të pandehurve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz....
13:44 | 04/09/2026