Aksident i rëndë në aksin Rinas–Fushë-Krujë, dyshohet për një viktimë
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë, 2 shtator, në aksin rrugor Rinas–Fushë-Krujë, ku dy automjete janë përplasur ‘kokë më kokë’.
Përplasja ka ndodhur pasi një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.
Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Burime paraprake bëjnë me dije se njëri prej drejtuesve dyshohet se ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, ndërsa drejtuesi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 19:32 Vangjel Tavo: Vijon puna për normalizimin e situatës pas zjarreve në Himarë, u ndalëm pranë familjeve më të prekura
- 19:08 Zjarr pranë banesave në Krastë të Elbasanit, rrezikohen dy shtëpi (VIDEO)
- 18:58 Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt
- 18:43 Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova u shfaq si shtet i pavarur
- 18:26 Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
- 18:04 Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)