Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik

2 Shtator 2026 | 22:07

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Mbreti Charles III vizituan të mërkurën Tapicerinë e Bayeux, e cila ndodhet përkohësisht në Muzeun Britanik në Londër. Dy liderët e cilësuan veprën rreth 1,000-vjeçare si një simbol të historisë dhe lidhjeve të përbashkëta mes Francës, Britanisë dhe Evropës.

Tapiceria paraqet ngjarjet që çuan në pushtimin norman të Anglisë në vitin 1066, përfshirë Betejën e Hastingsit, ku William, Duka i Normandisë, mposhti ushtrinë anglo-saksone të mbretit Harold. Fitorja i dha fund sundimit sakson dhe e bëri William Pushtuesin mbretin e parë norman të Anglisë.

Gjatë vizitës, Macron dhe Charles III ecën përgjatë gjithë tapicerisë, e cila është ekspozuar horizontalisht në kuti të posaçme me teknologji të avancuar. Ata u ndalën te disa prej 58 skenave që paraqesin betejat, kurorëzimin dhe jetën e njerëzve të përfshirë në pushtimin e Anglisë.

Mbreti Charles III vlerësoi marrëveshjen mes Francës dhe Britanisë që bëri të mundur sjelljen e veprës në Londër, duke e cilësuar praninë e saj si një “simbol të çmuar besimi” mes dy kombeve. Ndërsa Macron deklaroi se tapiceria është më shumë se një vepër arti, pasi përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë franceze, britanike dhe evropiane.

Tapiceria është sjellë në Britani në kuadër të një ekspozite 10-mujore dhe do të hapet për publikun më 10 shtator. Ajo u transportua nga Franca në Londër në korrik, në një operacion të sigurisë së lartë dhe për herë të parë që nga shekulli XI ka mbërritur në tokën britanike.

Charles III, pasardhës i drejtpërdrejtë i William Pushtuesit, e cilësoi tapicerinë si një lidhje të gjallë me historinë e familjes së tij dhe me historinë e përbashkët të dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026

Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian, Delhi, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar...
17:54 | 06/09/2026

Përfundon raundi i parë i bisedimeve Zelensky-Witkoff-Kushner

Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve në Kiev mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Pas takimit...
17:27 | 06/09/2026