Lajmet e fundit

Dy artistët e njohur shqiptarë, Skerdi Ago dhe Fero, kanë bërë të ditur se së shpejti do të sjellin një bashkëpunim të ri muzikor.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë artistët përmes postimeve në rrjetin social Instagram, duke bërë me dije se kënga do të publikohet gjatë kësaj jave.
Projekti i ri muzikor është realizuar në studion AgoosMusic, ndërsa detaje të tjera rreth këngës pritet të publikohen në ditët në vijim.
Bashkëpunimi mes Skerdi Agos dhe Feros pritet të jetë një nga projektet muzikore që do të tërheqë vëmendjen e fansave të të dy artistëve.
Ata gjithashtu kanë ndarë me fansat e tyre edhe një pjesë të shkurtër nga kënga e re./Klankosova.tv