Loading…

Maisie Williams rrëfen vitet e vështira pas ‘Game of Thrones’: Ishte ferr

  • 06/09/2026 | 20:00

Maisie Williams rrëfen vitet e vështira pas ‘Game of Thrones’: Ishte ferr

Aktorja Maisie Williams, e njohur që në adoleshencë për rolin e Arya Stark në “Game of Thrones”, ka folur për vështirësitë që përjetoi pas përfundimit të serialit në vitin 2019.


Ajo e ka përshkruar pjesën e parë të të 20-ave si një periudhë të rëndë, gjatë së cilës u përball me pasiguri për të ardhmen, përvojat e fëmijërisë, pandeminë dhe vështirësitë në industrinë e filmit.

Pas ndarjes nga Reuben Selby në vitin 2023, Williams tha se ka bërë ndryshime të rëndësishme në jetën e saj. Ajo u largua nga Londra, nisi të jetonte e vetme dhe iu përkushtua më shumë aktiviteteve që i sjellin qetësi, përfshirë jogën, vrapin, notin, çiklizmin, leximin dhe shëtitjet me qenin.

“Jam e dashuruar. Kaq do të them”.

Aktorja konfirmoi se aktualisht është në një lidhje të re dhe se ndihet shumë e lumtur. Ajo nuk bëri të ditur identitetin e partnerit, por tha se kjo marrëdhënie është ndryshe nga ato të mëparshmet dhe se një prej gjërave që e vlerëson më shumë është fakti se “ka shumë të qeshura”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë