75 Mall Live Search
17:48 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / Z S

Toni Kuka i kënaqur me medaljet, por jo edhe me performancat

Trajneri legjendar i xhudos, Toni Kuka, ka bërë një analizë të performancës së xhudistëve e xhudistëve të tij në Lojërat Mesdhetare 2026.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebok, është shprehur i kënaqur me medaljet por jo edhe me performancat. Kuka tha se mungoi lideri në ekip.

Reagimi i plotë:

Lojërat Mesdhetare 2026 …

Analizë e shkurtë!

Mungesa e Kampiones Olimpike Distria Krasniqi që është e lënduar shpërfaqi në ekipin tonë të sportistëve një pasiguri në Taranto!

Distria e artë 2018,e artë 2022 gara këto që xhudo ka fituar edhe 4 tjera të arta 2018 e 2022!

Udhëtuam me 7 garues secili me potencial për medalje,kriter ky që ne në federatën e xhudos nuk e kalojmë dot!

Për Medalje të arta potencial kishte pothuajse secili por favorit ishin Laura e Akili për të arta,

janë nivel i lartë por as afër nivelit të Disit apo të themi të Majlindes e Nores në të kaluaren,së paku për të marr përgjegjësinë e duhur.

Për ma tepër mungoj lideri në ekip.

Diçka e rëndësishme për ekipin tonë.

Fatjona e Flaka  fituan medalje por kishin hapësirë edhe më shumë!

Nga Erza realisht pritej medalje e ndoshta edhe finale por ajo na befasoj me lufta konfuze pa asnjë strategji drejt fitores.

Përfundoj e pesta.

Shpati kategoria 100 kg luftoj mirë është medalje me vlerë dhe rikthim i tij realisht ka vlerë për ne si ekip.

Dardani luftoj 81 kg që sështë kategori e tij por 73 kg ishte Akili dhe në kategorinë e re luftoj mirë dhe ishte afër medaljes shënoj 3 fitore por smjaftuan për medalje pësoj dy humbje.

Me numër të medaljeve patjetër i kënaqur,7 garues 5 medalje dy plasmane në vendin e 5.

Me performancën aspak i kënaqur marr parasysh potencialin e garuesve.

Kjo kërkon analizë të thellë për secilin veç e veç!

Kaq për sot