Nuk ndalen zjarret ne vend, vatër e re në Tërbun/ Flakët rikthehen në masivin pyjor, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

6 Shtator 2026, 20:45Kronika TEMA
Nuk ndalen zjarret ne vend, vatër e re në Tërbun/ Flakët

Një vatër e re zjarri është shfaqur mbrëmjen e së dielës në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, që dogji rreth 3 mijë hektarë sipërfaqe.

Flakët janë konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa situata paraqet shqetësim për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, që favorizon përhapjen e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar qëllimisht. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së flakëve.

Në zonë janë nisur forcat zjarrfikëse për ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatra e re merr rëndësi edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë zonë, ku Bashkia Pukë ka nisur konsultimet për instalimin e një parku eolik në masivin e Tërbunit.

Lini një Përgjigje