Musliu-Shoshi për gjashtë deputetët e LDK-së: Lumir Abdixhiku është dashur t’i ketë nën kontroll
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur për gjashtë deputetët e LDK-së që kanë dalur kundër votimit të kandidatit për president, Bekim Sejdiut.
Musliu-Shoshi në emisionin “Click” të RTV21, ka mohuar se PDK-ja ka pasur ndikim në qëndrimin e deputetëve të LDK-së.
“Jo që nuk kemi gisht, por as që është menduar ndonjëherë nga asnjë akter i PDK-së që të ketë ndikim mbi asnjë deputet, jo vetëm të LDK-së, por të asnjë partie tjetër në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Sipas Musliu-Shoshit, gjashtë deputetët kanë dalë me qëndrime personale dhe nuk e kanë mbështetur kandidaturën e Sejdiut për shkak të problemeve të brendshme në LDK.
“Secili prej tyre ka dalë me qëndrime personale, sepse nuk e mbështesin këtë kandidaturë dhe janë probleme kryesisht të brendshme, pikërisht Lumir Abdixhiku është dashur që t’i ketë nën kontroll”, u shpreh ajo.

