75 Mall Live Search
09:51 / E Premte, 04 Shtator 2026 / Z S

Nis sot java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Do të startojë sot xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli i parë i kësaj xhiroje zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina do ta presë Vushtrrinë.

Në dy ndeshjet e zhvilluara, Prishtina i ka dy fitore, duke e nisur mjaft mirë sezonin. Nga ana tjetër, Vushtrria gjendet në vendin e parafundit me zero pikë nga tri ndeshjet e para.

Ndeshja nis nga ora 16:00./Indeksonline/