75 Mall Live Search
08:28 / E Premte, 04 Shtator 2026 / P M

Qarkullim i qetë në pikat kufitare, pritje deri në 20 minuta te Dheu i Bardhë

Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po vijon pa ngarkesa të mëdha dhe pa kolona të gjata, sipas të dhënave të fundit.

Në shumicën e pikave kufitare, pritjet për automjete janë të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova.

Pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova qytetarët po presin nga 15 deri në 20 minuta.

Ndërkohë, në Jarinjë, pritjet për dalje janë 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet e qetë. Në Bërnjak, Glloboçicë, Han të Elezit, Kullë, Merdar, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Sipas të dhënave të fundit, në këto pikëkalime nuk raportohet për krijim të kolonave të gjata dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht.