75 Mall Live Search
16:17 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / H F

Kurti: Scharping denoncoi gjenocidin serb dhe mbështeti ndërhyrjen e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, për kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë.

Pas një takimi në Zyrën e Kryeministrit, Kurti tha se denoncimi i planit “Patkoi”, dokumentimi i krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe këmbëngulja për ndërhyrjen e NATO-s e vendosin Scharpingun, sipas tij, “në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”.

Kurti e falënderoi Scharpingun për rolin që pati në mbrojtjen e së drejtës së popullit të Kosovës për liri. Ai përmendi edhe librin e Scharpingut, “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, ku ish-ministri dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Statusi i plotë: