Java e parë e tetorit të vitit 1997, në fshatin Kçiq të Mitrovicës, u zhvillua përballja mes Minatorit ’89 dhe Prishtinës, në kuadër të javës së tetë të Kampionatit të Kosovës.
Minatori ngadhënjeu me rezultat 3:1 ndaj Prishtinës.
Pas javës së tetë Minatori renditej në vend të 5-të me 13 pikë dhe Prishtina në të 9-tin me 11. Flamurtari kryesonte me 16 pikë.
Futbollisti Elvis Osmani tregoi efikasitet, duke shënuar dy gola në sfidën e paharrueshme të gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.
Sipas gazetës “Bujku” të datës 6 tetor të vitit 1997, në minutën e 63-të, Osmani me një gjuajtje të saktë arrin të shënojë golin e tretë për ekipin e vet (3:1).
Edhe pas këtij goli presioni nuk do tërhiqet, ata mësyjnë portën e mikpritësit. Kur nuk arrin të shënojë nga loja, nuk arrin të shënojë edhe nga pika e bardhë.
Me dorë në zonën e rreptësisë luan një lojtar i mbrojtjes së Minatorit ’89 dhe me të drejtë gjyqtari Zeqiri dha dënimin me të rëndë. Nga 11-metërshi nuk ishte i saktë Rafuna.
Deri në fund të dy palët patën raste për të shënuar (Jusufi, Pllana, Duraku) për Minatorin ’89 dhe Tovërlani e Ahmeti për Prishtinën.
Minatori ’89 – Prishtina 3;1
Takimi u zhvillua në fushën e Kçiçit.
Shikues afro 1000.
Koha me diell, e terreni i fortë për lojë.
Golat i shënuan: Spahiu (44) dhe Osmani (50, 63), kurse për Prishtinën golin e vetëm e shënoi Gjonbalaj në minutën e 57-të.
Gjyqtarë Xh. Zeqiri (kryesor) dhe E. Qosja e R. Breznica (anësorë) të Podujevës.
Minatori: ’89, Jahjaga, Tahiri, Ibrahimi, Rama, Seferi, Duraku, Peci (Beqiri), Kaçaniku, Spahiu, Osmani dhe Isufi.
Prishtina: Beselica, Ahmeti, Dibra (Bajgora), Sërmaxhaj, Rafuna (Vokrri), Humolli, Tanushia, F. Humolli (Statovci), Gjonbalaj, Tovërlani dhe Patoku.