Lajmet e fundit
Shtetas të huaj po hyjnë ilegalisht në Kosovë nga vendet e rajonit, por destinacioni final i tyre po del se janë vendet evropiane.
11 emigrantë u zunë në kalimin kufitarë të Muqibabës në orët e para të së shtunës që iu dorëzuan njësitit për emigrantë. Kosovari që po i transportonte u arrestua nga policia.
Sipas Divizionit për të Huaj në MPB, në rastet kur personat qëndrojnë në Kosovë pa leje dhe pa dokumentacion të rregullt, ata dërgohen në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, ku bëhet verifikimi i identitetit dhe statusit të tyre.
Më pas, në bashkëpunim me shtetin e origjinës, organizohet kthimi i tyre, vullnetarisht ose me forcë në rast se refuzojnë.