Lajmet e fundit
Një xhami në Lipjan është bërë cak i hajnave.
Në pamje, i dyshuari shihet duke vëzhguar me kujdes terrenin para se të nisë thyerjen e arkës së parave.
Hajni arriti ta thyejë arkën dhe të marrë paratë e sadakasë, të cilat ishin dhuruar nga xhematlinjtë për nevojat e xhamisë.
Policia ka siguruar pamjet e kamerave dhe ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, me inicialet B.K. dhe A.M., të dyshuar për vjedhjen.